Kim Kardashian bëri bujë teksa shfaqi linjat e saj të famshme, teksa po bënte një fotosesion në Karaib.
Ylli televiziv, 41 vjeç, dukej e mahnitshme me bikini të bardha, teksa freskohej në det për pushime në ishujt Turks dhe Kaikos.
Duke punuar me kamerën si profesioniste, Kim u ul me gjunjë në sërf, para se të ulej dhe të shtrihej në rërën e lagur, shkruan TheSun.
Ajo gjithashtu, së fundi ka rënë në peshë dhe përkundër kësaj mahnit me linjat e saj.
Ndryshe, postimet e Kim Kardashian komentohen në gjithë botën.