Simptomat e vazhdueshme te shumë pacientë pas infektimit me koronavirus përbëjnë një problem të madh jo vetëm për pacientin, por për shoqërinë në tërësi, deklaroi sot ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
“Ne nuk kemi kapacitetin për t’u kujdesur për shumë raste”, tha Lauterbach në një intervistë për “Zeit Online”.
“Nuk ka mjaftueshëm mjekë specialistë, vende trajtimi dhe nuk kemi ende mjekime”, tha ai, duke paralajmëruar se po afrohej një situatë e vështirë dhe se problemi i Covid-19 ishte nënvlerësuar prej kohësh.“Kjo do të jetë gjithashtu e rëndësishme për tregun e punës, pasi shumë nuk do të jenë më në gjendje të kthehen në nivelin e tyre të mëparshëm të performancës”, tha Lauterbach.
Lauterbach shtoi se shpresonte për prodhimin e një vaksine që të ishte efektive kundër variantit Omicron, pasi jo vetëm që do të mbronte kundër sëmundjeve të rënda, por edhe kundër infeksionit të Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë njoftoi dje në Twitter se çdo infeksion i virusit mund të çojë në zgjatjen e Covid-19.