Kreu i Bankës Qendrore të Iranit, Ali Salehabadi tha se mes Teheranit dhe Moskës pas vendosjes së sanksioneve perëndimore, janë arritur disa marrëveshje të rëndësishme në fushën e bankave, financave dhe ekonomisë dhe se të dy vendet po planifikojnë të përdorin monedhat kombëtare në vend, të dollarit amerikan në transaksionet e reciproke tregtare.
Ai theksoi se gjatë bisedimeve u diskutuan edhe hapat që do të ndërmerren në lidhje me heqjen e dollarit dhe euros në transaksionet e reciproke tregtare dhe kalimin në monedhat kombëtare.
Salehabadi tha se marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së tij në Moskë për lehtësimin e marrëdhënieve tregtare me Rusinë do të zbatoheshin në të ardhmen e afërt.
Në kuadër të vizitës së tij dyditore, në Rusi Salehabadi bashkë me një delegacion u takua me zëvendëskryeministrin rus Alexander Novak.