Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se parashikohet që nga pasditja e sotme e deri nesër të ketë reshje shiu.
Bëhet e ditur se reshjet do të jenë fillimisht në pjesën perëndimore dhe jugore, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit, ndërsa intensiteti dhe sasia më e madhe e tyre pritet të jetë në pjesë jugore dhe jugperëndimore të Kosovës.
IHMK tutje ka njoftuar se si pasojë e këtyre reshjeve nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Pellgun e Lumit Lepenc (Brezovicë, Shtërpcë, Kaçanik, Hani Elezit, Ferizaj), pastaj pjesa jugore e Dukagjinit (rrethi i Prizrenit, Therandës, Dragashit etj.), mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit.