Deputetja e Vetëvendosjes (VV), Tinka Kurti, ka reaguar pasi që dje me shumë vështirësi ka lexuar fjalimin e saj.
Tinka Kurti, deputete e Vetëvendosjes, ka qenë në thumb të kritikave pasi gjatë një fjalimi në Kuvend, pati shumë gabime.
Një ditë pas, deputetja Kurti e ka pranuar se nuk ka mundur të koncentrohet.
“Po, dje jam dekoncentruar gjatë fjalimit. Nuk ka qenë një ditë e lehtë për mua. Tash disa po e shpërndajnë atë pjesë. Të gjithë i kuptoj. Jemi persona publikë dhe sigurisht edhe subjekt i komentimit. E pranoj si normale. Edhe ata që e shpërdndajnë me motive politike i kuptoj. Kanë bërë gabime aq të mëdha në politikë sa nuk mund të ringjallen më”, ka shkruar Kurti.
“Qoftë ky gabimi im më i madh. Për kaq, më duron ndërgjegjia. E ata që po më shkruajnë në mbështetje – situatat i bëjnë njerëzit. Situatat dhe qëndrimi mbi to e bëjnë jetën. Ju faleminderit, jam vërtetë e prekur!”, shkroi deputetja e VV-së.