Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar nisjen e protestës së sotme.
Protestuesit që janë duke protestuar tash e disa ditë para Qeverisë, kanë nisur të lëvizin drejt Ministrisë së Punëve të Jashtme, derisa me të mbërrirë tek shtatorja e Skënderbeut, janë përleshur me disa persona të tjerë.
Nuk dihen motivet e përleshjes, por tashmë situata duket se është qetësuar.
Alsat, do ju mbajë të informuar në detaje në lidhje me protestën e sotme.