Disa banorë të fshatrave Nikaj, Rekë, Biçec, Dubrave e Doganaj, ditëve të fundit ka pasur probleme shëndetësore si pasojë e përdorimit të ujit të pijes. Ata kanë këkuar ndihmë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare tek ‘Dëshmorët e Lirë”.
Simptomat e tyre kanë qenë me simptome të vjelljes, temperaturës, bark-qitjes, mundimit, plogështisë.
QKMF “Dëshmoret e Lirisë” në Kaçanik, apelon qytetarët që të vlojnë ujin para përdorimit, pasi ditëve të fundit kanë pranuar shumë pacientë me simptoma që shkaktohen nga uji i ndotur.
Bëhet fjalë për qytetarët e zonave Nikaj, Rekë, Biçec, Dubravë dje Doganaj.
QKMF thotë se situata është në kontroll dhe shumica e pacientëve janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu njoftohet se për këtë rast është në dijeni edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në Ferizaj, me ç’rast ata kanë marrë mostrat e ujit për analiza kimike dhe bakteriologjike.
Apeli i plotë:
Qytetarë të lokaliteteve Nikaj, Rekë, Biçec, Dubravë, Doganaj ju rekomandojmë që ujin për pije ta vloni para përdorimit ,pasi që ujin që po e përdorni për pije po dyshojmë se është i ndotur. Gjatë këtyre 2 ditëve kemi pasë raste të shumta të pacientëve me simptome të vjelljes, temperaturës, barkqitjes, mundimit, plogështisë. Shumica e pacientëve janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë trajtuar në QKMF dhe deri më tani nuk e kemi asnjë pacient të hospitalizuar.
Situata është në kontrollë të plotë dhe nuk ka arsye për panikë. Ne si institucion kemi kontaktuar Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Ferizaj, me ç’rast ata kanë marrë mostrat e ujit për analiza kimike dhe bakteriologjike dhe rezultatet i presim pas disa ditëve !
Poashtu edhe sot një ekip mjekësor nga IKSHPK-ja, në Ferizaj ka dalë në terren te këto lokalitete për të bërë edhe disa analiza shtesë! Drejtori Dr.Sinan Zeneli.