SSPK, kërkon që punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit fizik në EULEX, t`u rriten pagat

Është mbajtur takim në mes të Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, përfaqësuar nga kryetari Jusuf Azemi, dhe shefit të EULEX-it, Mathias Zander me bashkëpunëtorë.

Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar që punëtorëve teknik dhe atyre të sigurimit fizik që punojnë në të gjitha pikat e EULEX-it në Kosovë t`u rriten pagat, pasi që ato janë shume të vogla. Se pagat janë të vogla është pajtuar edhe shefi i EULEX-it dhe për ketë ai ka thënë se do ti shtjerrë të gjitha mundësitë për rritje pagash, thuhet në njoftim.