Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite shkarkimi i Bordi të ZRRE

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër, raporton Gazeta Blic.

Kjo është bërë e ditur bazuar në një njoftim të nisur nga ky institucion, ku edhe janë përmendur pikat e rendit të ditës.

Në mesin e tyre është edhe shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të ZRRRE.

Njoftimi i plotë:

• Vendi: Kuvendi i Kosovës

• Koha: 13:00

rendi i ditës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik 2022:

19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 202

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor dhe 1 korrik 2022:

6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave

7. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,

8. Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.