Shakira po kalon një nga momentet më të këqija të jetës së saj. Ndarjes nga Gerard Piqué, një marrëdhënie e prishur pas 12 vitesh, duke pasur edhe dy fëmijë të përbashkët, i shtohet aksidenti që pësoi babai i saj, William Mebarak.
90-vjeçari u rrëzua javë më parë dhe ndonëse ishte kthyer në shtëpi, u desh të shtrohej edhe një herë në spital për komplikacione. Një aksident i vogël ka ndodhur rrugës për të parë të atin në spital, teksa makinës i janë shpuar dy rrotat e djathta.
Në moment ajo ka frenuar menjëherë dhe ka thirrur një karrotrec për ta ndihmuar. Një moment tensioni i dukshëm për këngëtaren e pop-it, e cila mund ta kishte pësuar më keq gjatë udhëtimit, me makinën thuajse pa goma në njërin krah.
Fatmirësisht, ishte një incident i vogël që u zgjidh shpejt. Gjëja më e rëndë është situata në të cilën po kalon babai i saj. William Mebarak u rrëzua, ndërsa këngëtarja e shpjegoi kështu atë që ndodhi në rrjetet sociale: “Atë ditë, personalisht e shoqërova me ambulancë në spitalin ku po kurohet. Ju falënderoj të gjithëve nga thellësia e zemrës për mbështetjen dhe dashurinë tuaj”.