Aurela Gaçe për raportet me kolegët: Ça kam ua them në sy!

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe ka qenë e ftuar në emisionin “1 kafe me Labin” ka folur për jetën e saj personale dhe profesionale.

Moderatori i njohur Labinot Gashi e ka pyetur Aurelën se me cilin ose cilën nga koleget nuk flet, por këngëtarja nga Vlora nuk zgjodhi të japë një emër konkret.

“Nuk kam kolegë që nuk flas. Mbase nuk kam shoqëri apo raporte miqësore me disa, por me kolegët që kam punuar jam shumë mirë me të gjithë.Ka pasur momente që i kam treguar vendin, apo keqkuptime të vogla, po unë jam nga ato natyra që ta them në sy, por nuk mbaj inat, fal”, është shprehur Gaçe.

Vetëm dy javë më parë ajo ka publikuar këngën “Kce me Tupana” dhe shumë shpejt do të dalë në treg edhe albumi i saj i ri.