Kurti: Qëndrimet e Kosovës ishin të qarta, Rusia po përdor fashizëm me luftën në Ukrainë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Rusia është duke përdorur fashizëm me nisjen e luftës në Ukrainë.

Ai, në tryezën e 26-të me radhë që organizohet nga Qeveria e Greqisë dhe prestigjiozja britanike “The Economist” me mbështetjen e Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian, ka thënë se qëndrimet e Kosovës kanë qenë të qarta që nga dita e parë për situatën duke e dënuar atë.

“Nga pikëpamja jonë ajo që shohim sot është fashizmi rus. Fashizmi nuk është diçka që i rezervohet Gjermanisë apo Italisë mes dy luftërave botërore, apo për Kilin Pinochet gjysmë shekulli më parë, fashizmi është pjatë që mund të bjerë ndaj çdo vendi dhe duhet të kemi kujdes”.

” Fatkeqësisht e dimë që po përballemi me fashizmin rus dhe nuk mund të jesh asnjanës, nuk mund të jesh asnjanës mes zjarrit dhe zjarrfikësit, neutraliteti sipas këndvështrimit tonë është cinizëm, dhe cinizmi riprodhon shumë largësi, por në të njëjtën kohë do të thotë të kërkosh rehati në kohë krizash të rënda”.

 

 

“Nuk ka vend për neutralitet, sepse shpresa dhe pasioni duhet të kapërcejnë çdo lloj cinizmi, dhe prandaj besoj se agresioni i Kremlinit në Ukrainë ishte një luftë e zgjedhur, ku pasi solidariteti dhe humanizmi në Evropë nuk është çështje zgjedhjeje, është e jona dhe është detyra jonë”,ka thënë Kurti.