Çitaku i reagon Pacollit: Nga një program zgjedhor i cili ishte fontanë dëshirash, përfunduam me propozime për fontanë uji

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ironizuar lidhur me deklaratën e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila deklaroi se në Kuvend do të instalohen fontana uji që deputetë të pinë ujë përmes grushteve.

“Nga një program zgjedhor i cili ishte fontanë dëshirash, përfunduam me propozime për fontanë uji në Kuvend”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka thënë se do të instalohen disa fontana uji në objektin e kuvendit, ku deputetët mund të pinë ujë edhe me grushte

“Është faza e dytë e projektit që nënkupton instalimin e fontanave të ujit që vjen nga rrjeti publik e në momentin që i kemi ato fontana, atëherë edhe deputetët nuk do të marrin ujë falas siç u ofron kuvendi tani në seanca. Këto do të instalohen brenda objektit të kuvendit, ku kemi nyjet e ujit. Mund të pinë edhe me grushte, do të jenë fontana në të cilat mund të pinë fare pa gota e pa shishe, siç pinë në secilin vend në Bashkimin Evropian”, u shpreh tutje ajo në klankosova.