Adele zbulon pse vendosi të bënte ndryshimin drastik në pamje

Adele ka folur për humbjen e saj të konsiderueshme në peshë në një intervistë të rrallë radiofonike dhe ka treguar pse vendosi të ndryshojë stilin e jetës së saj. Këngëtarja fituese e shumë çmimeve, e cila humbi më shumë se 45 kilogramë, filloi të stërvitet, ndoqi një dietë të ekuilibruar, duke u përmbajtur të ndajë me fansat detajet e përpjekjes së saj për të ndryshuar imazhin e saj. “E kuptoj pse shtypi u emocionua për këtë ndryshim. Unë nuk e ndava udhëtimin tim si dikush tjetër. Disa të tjerë do të kishin bërë një DVD tani por përpjekjet e mia i bëra në heshtje, për veten time”, tha 34-vjeçarja.

Në të njëjtën intervistë ajo iu drejtua fansave të saj të cilët ndiheshin të “tradhtuar” nga humbja e peshës. “Por u ndjeva tmerrësisht për disa njerëz që ishin të mërzitur. Disa prej tyre ishin të rinj, rreth 15. Kishte njerëz që ndiheshin shumë të tradhtuar nga unë. Ata thanë: “Oh, ajo po përkulet para presionit”, gjë që më shqetësoi vërtet. Pse nuk ka njeri që të më mbajë dorën gjatë natës, në orën 4 të mëngjesit kur unë qaj dhe zemra po më thyhet nga stresi dhe kam nevojë për relaksim dhe gjëra të tilla si stërvitje”.

Adele shtoi: ” Ushtrimi 100% më dha fokus dhe një mënyrë për të çliruar energjinë time të mirë apo të keqe dhe më bëri të ndihem sikur po bëhesha më e fortë mendërisht duke u forcuar fizikisht.”

Përsa i përket mënyrës sesi arriti të ndryshojë qëndrimin ndaj jetës në përgjithësi, ajo tha: “Nuk e shtyj më veten në situata që më lodhin. Unë largohem prej tyre. Unë i zgjedh njerëzit me shumë kujdes në jetën time tani”