Beatrix Ramosaj ka folur për herë të parë në lidhje me rikthimin e Donaldit dhe Borës.
Gjatë pjesmarrjes në festivalin e klipit shqiptar në Uqin ajo është intervistuar nga gazetarja e emisionit OraVerore, Feride Kuqi ku u pyet se çfarë mendon për ribashkimet e fundit.
“Ribashkimet e kujt”- pyeti Triksa teksa gazetarja i tha: P.sh po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”
“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa.
Beatrix gjatë qëndrimit të saj në BBV krijoi një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, i cili në ato kohë kishte një situatë pak të “ngatërruar” pasi edhe pse ishte ndarë prej 8 muajsh me moderatoren Bora Zemani në javët e para të qëndrimit të shtëpi ai pati një takim me të, shkëmbyen puthje si dhe i dhuroi një varëse.