RADIO 1’ – Sot më 4 Korrik 2022, shënon ditëlindjen e tretë.
Më 4 Korrik 2019, në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, ‘RADIO 1’ filloi sinjalin testues në frekuencën rajonale 98.0Fm
‘RADIO 1’ në hapësirën radio-difuzive shqiptare erdhi si kërkesë imediate e kohës.
Tre muaj, para fillimit të projektit ‘RADIO ‘1, filloi Portali ‘Njeshi’ tani pjesë e ombrellës së përbashkët mediale. Është mediuam i pavarur dhe i paanshëm.
‘RADIO 1’ filloi me 11 punonjës të dëshmuar me eksperiencë 20 vjeçare në radio-gazetari, staf themelues i ish-Radio Dukagjinit në vitin 1999, ndërsa sot, ‘RADIO 1’ bashkë me Portalin ‘Njeshi’, numërojnë staf me 18 punëtorë të rregullt dhe 3 të jashtëm.
Që nga hapërimi i parë, Projekti ‘RADIO 1’, gëzoi mbështetjen e madhe gjithë popullore dhe përkrahjen e parezervë e të sinqert të bizneseve dhe kompanive të fuqishme kosovare me bazë nga Peja. Krahas kësaj projekti u mbështet fuqishëm nga mërgata shqiptare nëpër botë, veçanërisht ajo në SHBA dhe Londër.
Kryeredaktor i ‘RADIO 1’ & Portalit ‘Njeshi’ është Fitim Behluli.
Drejtor i parë ka qenë Arben Rexhepi, ndërsa aktual Arbër Grabovci.
Tendencat e rritjes dhe shtrirjes vazhdojnë.
Stafi aktual përbëhet prej:
Arbën Rexhepi – Autor Emisionesh
Arbër Grabovci – Drejtor & gazetar Sportiv
Blin Behluli – Teknik
Dukagjin Binakaj – Redaktor i Muzikës së huaj
Ervin Behluli – Drejtor Teknik
Eroll Grapci – Kryeteknik
Enver Pishtani – teknik
Fitim Behluli – Kryeredaktor & gazetar
Flora Rama – Përgjegjëse e Marketingut
Festim Topalli – Redaktor i Sportit
Genc Syka – gazetar
Kushtrim Gacaferi – gazetar
Linda Gjakova – Redaktore përgjegjëse & gazetare
Mehmet Trakaniqi – gazetar
Orest Grapci – Kryeteknik
Rina Krasniqi – moderatore
Venera Berisha – Redaktore përgjegjëse & gazetare
Shpresa Rama – Redaktore përgjegjëse e Muzikës
Selia e medias ndodhet në Pejë dhe Peja në mesin e shumë epiteteve që e identifikojnë, si qytet i artit, muzikës, kulturës, teatrit, kampionëve sportiv të botës, patriotëve e atdhetarëve, intelektualëve, i Lidhjes ‘Besa-Besë’, njihet edhe si qytet i Radios.
Ekipi mendon se ka bërë kthesë të madhe, duke mbetur i vetmi që vepron me seli jashtë kryeqendrës Prishtinës, duke ofruar program kombëtar dhe duke ja dalur.
Në ditëlindjen e ‘RADIO 1’:
#Suksesi: Ju takon dëgjuesve!
#Falënderimi: Të gjithë partnerëve që na mbështeten!
#Projekti: Kërkesë imediate e kohës!
#Formula: Sinqeriteti dhe Ndershmëria!
#Forca dhe frymëzimi: Njihe vetën, Guxo!
#Principi i veprimit: Gabo duke punuar, pa lënduar të tjerët!
#Shtrirja: Frekuencë Rajonale-Program Kombētarë!
#Synimi: Ruajtja e vlerave dhe materies kombëtare!
#Stafi: Njerëz që mendojnë se janë shqiptarë të mirë, nëse duhet edhe Europian. Ama, Amerikën e duan – E filluam më 4 Korrik, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve – Andaj sot – Urime dëgjues, urime miq, urime shqiptarë, urime SHBA!
Faleminderit Zot!