Ishte një surprizë e këndshme për të gjithë. The Backstreet Boys kanë prezantuar reperin e famshëm, Drake si “anëtarin” e gjashtë të tyre të përkohshëm të shtunën në mbrëmje gjatë shfaqjes së tyre në Budweiser Stage që u mbajt në Toronto.
Fansat u befasuan pasi Nick Carter, Howie Dorough, AJ McLean, Brian Littrell dhe Kevin Richardson prezantuan reperin kanadez si mysafirin e tyre special, përpara se grupi të performonte hitin e tyre klasik të viteve ’90 “I Want It That Way”.
“Unë dua që ju të bëni pak zhurmë dhe dua që ta këndoni këtë këngë sa më shumë që të jetë e mundur. Kjo është një nga këngët më të mëdha në historinë e muzikës. Unë do të jem në skenë për të, do të përpiqem të këndoj edhe unë.”, tha Drake në skenë.