Këngëtarja 31 vjeçe, kishte veshur një fustan të markës “Fendi” të lëpirë për trupi teksa mbërriti në ‘The Twenty Two’
Ajo e ngriti lartësinë e saj me një palë taka të çuditshme të arta teksa po hynte në eventin e mbushur me yje, shkruan DailyMail.
Rita kishte aplikuar një makijazh ngjyrë rozë të ndezur, ndërsa flokët e saj të artë ishin stiluar në kaçurrela të lirshme.
Kjo paraqitje vjen pas raportimeve se Rita dhe partneri i saj Taika Waititi, 46 vjeç, ishin fejuar dhe po planifikonin një ceremoni të afërt jashtë vendit përpara se të festonin me kolegët e tyre të listës A në një festë të madhe në Londër më vonë këtë vit.
Diku tjetër në festë, shoku i saj Vas shfaqi ndjenjën e tij të patëmetë të modës me një xhaketë sportive ngjyrë rozë, pantallona të ngjashme dhe një bluzë me material rrjete.
Ish-ylli i “Towie”, 33 vjeç, e kompletoi ansamblin me një palë këpucë të zeza me shkëlqim dhe bizhuteri ari.
Festa, e organizuar nga Rita dhe Vas, ka pasur për qëllim sensibilizimin dhe promovimin e komunitetit LGBTI+ me rastin e muajit të krenarisë.
Qindra mijëra njerëz pritet të zbresin në kryeqytet të shtunën për paradën e Krenarisë, për të cilën organizatorët thonë se do të ketë më shumë se 30,000 pjesëmarrës nga të gjitha seksionet e komunitetit.
Parada do të bëjë homazhe për marshimin novator të vitit 1972, ku morën pjesë 2,000 njerëz, duke kaluar vende të rëndësishme nga lëvizja e parë LGBTI+ në Mbretërinë e Bashkuar.
Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga partneritetet tregtare riinvestohen në komunitetin LGBTI+, si përmes Fondit Unity, thanë organizatorët.