Redakisa jone ka raportuar mbi një aksident të ndodhur mbrëmë pranë Hajvalisë, aksident ky që ka përfunduar me fatalitet.
Ndërkohë, policia njofton se aksidenti ka ndodhur në Veternik.
“Raportohet se një i dyshuar i panjohur derisa ka qenë duke lëvizur me veturë me targa lokale ka goditur motoçikletën që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur” thuhet në raportin e policisë.
Sipas policisë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”