Avokatët e Amber Heard janë duke u munduar të rikthejnë procesin gjyqësor në të cilin Johnny Depp është shpallur fitues ndaj Heard.
Ata kanë argumentuar se nuk kanë pasur prova të mjaftueshme për të vendosur në favor të Depp.
Menjëherë pas vendimit me 1 Qershor, ekipi ligjor i aktores kishte njoftuar se do të vazhdojnë me procese gjyqësore. Depp e kishte paditur Heard për një shkrim në të cilin ajo kishte përshkruar dhunën në familje. Ajo nuk kishte përmendur një emër për Washngton Post, por sipas aktorit, ishte e qartë se bëhej fjalë për të duke thënë se karriera dhe reputacioni kishin pësuar pas kësaj deklarate dhe kërkoi kompensim me të cilin juria e kishte shpërblyer me 10 milionë dollar.
Sipas mediave amerikane, avokatët e Heard deklarojnë se vendimit e jurisë janë gjykuar kundër Heard dhe pro Depp, ku ligjërisht nuk janë të vlefshme.
Ata gjithashtu theksuan se data e lindjes së njërit prej juristëve ishte shënuar gabimisht. Gjë që e bën të pamundshme përcaktimin nëse personi I duhur ka qenë pjesë e jurisë.