Qeveria mblidhet pas mesditës

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në ora 13:00.

Për dallim nga mbledhja e kaluar e mbajtur online pesë ditë më parë, kësaj radhe takimi do të jetë fizik dhe do të zëjë vend në ndërtesën e Qeverisë.

Zyra e Kryeministrit nuk ka bërë të ditur pikat e rendit të kësaj mbledhjeje.

Nga mbledhja e kaluar e Qeverisë u morën disa vendime, përfshirë regjistrimin e automjeteve me targa RKS, pajisjen e fletë-deklarimeve të shtetasve serbë, në vend të letërnjoftimeve serbe, si dhe aplikimin e stikersave mbi stemën e Republikës Serbe në targat e veturave.