Florentina Kallaba ndan drejtësinë në fazën finale, presidenti Ademi ka dy fjalë

Gjyqtarët kosovarë vazhdojnë ta pushtojnë arenën ndërkombëtare me ndarje të drejtësisë në ndeshje shumë të rëndësishme.

E tillë është edhe gjyqtarja Florentina Kallaba e cila po e gjykon në fazën finale Euro 2022 në futsall.

Numri një i FFK-së, Agim Ademi e ka përgëzuar atw pwr pwrformancwn nw ndeshjenm Portugalia – Hungaria, duke thënë se prezantimi i FFK-së në këso evenimente po e bën krenar.

Postimi i plotë i Agim Ademit:

Krenar që Federata e Futbollit e Kosovës po përfaqësohet nga gjyqtarja Florentina Kallaba në fazën finale të UEFA Euro 2022 në futsall.

E përgëzoj për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen gjysmëfinale ndërmjet Portugalisë dhe Hungarisë.

Uroj që sa më shumë gjyqtare e gjyqtarë të kemi në nivele të tilla.

Futbolli i Kosovës ka ecur para në çdo segment, falë përkushtimit dhe punës profesionale të të gjithëve.

Në këtë drejtim jemi duke krijuar edhe ekipin e gjyqtareve për futboll me stema të FIFA-s, teksa jemi në pritje të pajisjes me stemë të FIFA-s edhe të një ekip tjetër të gjyqtarëve pas propozimit të bërë nga Komisioni i Gjyqtarëve në FFK