Një gjë e tillë është njoftuar nga Vrojtuesit e Lagjes në ‘Facebook’, të cilët kanë falënderuar për reagimin e shpejtë.
Kjo, pasi që të njëjtit para pesë orësh publikuan fotografi të dëmtimit të statujës së ish-presidentit Clinton.
“Të lutem na fal Bill Klinton, se ne nuk jemi në gjendje ta mirëmbajmë një statujë tënde, ndërsa ti ishe në gjendje që me tërë potencialin diplomatik dhe ushtarak të na ndihmosh në ditët më të vështira”, shkruante me ironi faqja.