Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë për herë të parë në Prishtinë

Komuna e Prishtinë do ta organizojë sot aktivitetin më të ri kulturor për qytetarët e saj – Festa e Deklaratës së Kushtetutshmërisë.

Në një postim në Facebook thuhet se ky aktivitet mbahet si vazhdimësi e traditës për të afruar qytetarët me hapësirën e përbashkët publike.

Aktiviteti mbahet në rrugën “2 Korriku”, me Orkestrën “2 Korriku” duke filluar nga ora 12:00.