Kjo është arsyeja pse reperi Ledri përfundoi në spital

Ditën e djeshme fansat u shqetësuan nga një foto e Ledrit në spital, ku shihej duke marrë serum.

Ato u interesuan vazhdimisht për gjendjen e reperit, teksa së fundmi  ka bërë të ditur se nuk bëhej fjalë për një problem të madh shëndetësor.

“Ai ka marrë disa vitamina pasi ka një mori koncertesh, diku te 70 brenda 50 ditëve. I duhen vitamina që të ketë shëndet të mirë dhe imunitet për të përballuar orarin e ngjeshur”, ka thënë një burim i afërt me Ledrin.