Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njëri ndër të aksidentuarit me autoambulancë në Gjakovë ka ndërruar jetë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur të enjten në orën 05:50 në rrugën “Pashko Vasa” në Gjakovë.
Si pasojë e aksidentit pesë persona të gjithë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore për të cilat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident me një autoambulancë e cila ka qenë duke i transportuar disa persona të lënduar nga një vetaksident”, thuhet në raport.