Stabilizohet moti në Kosovë, ky është parashikimi për sot

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive.

Reshje të intensitetit mesatar parashihen të shtrihen për gjatë relievit malor, kryesisht në perëndim dhe jugperëndim të vendit, deri sa në viset me lartësi të ulëta dhe mesatare do të ketë më pak reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s. Gjatë vikendit parashihet të mbajë moti i qëndrueshëm dhe me intervale të gjata me diell.