Qasja e administratës për studentë me nevoja të veçanta, dhe këndet e reja për lexim janë inauguruar dje në hapësirat e Fakultetit Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina”.
Pjesë e inaugurimit ishin rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti dhe dekani i Fakultetit Juridik, prof. ass. dr. Avni Puka. Ky projekt, është ideuar nga studentë dhe profesorë të Fakultetit të Arkitekturës.
Projekti ka paraparë lehtësimin e qasjes për studentët me aftësi të kufizuara.