Kryediplomati austriak: Austria do të kërkojë vazhdimisht liberalizimin e vizave për kosovarët

Kryediplomati austriak, Alexander Schallenberg po qëndron sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Pas takimit që pati me presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministri austriak është deklaruar para mediave.

Ai tha se aq shpesh ka qenë në Kosovë, në pozita të ndryshme të cilat ka drejtuar sa që sa herë vie e vëren se Kosova është shtet i ri dhe dinamik.

“Çdoherë e vërej se nuk është vërtet shtet i ri dhe dinamik, por edhe shteti më i ri në EVROPË DHE kjo gjë vërehet.Kemi vërtet marrëdhënie të shkëlqyeshme në të gjitha rrafshet dhe duhet të jemi nga tre shtete investuese të para, ende jemi në vendin e katër por besoj se do t’ia dalim së shpejti, përkundër se kemi marrëdhënie të shumta ekonomike prej shumë vitesh. Viena nuk po e vëren vetëm tundjen masive nga Rusia, por edhe për shkak të dyndjeve senzmiografike në Evropë. Ne duhet të kemi parasysh që Moska e ka mundësinë që të bëjë destabilizim të rajonit, vetëm me një gjuajtje.Ata mund të krijojnë shqetësime e të destabilizojnë rajonin, e neve na rreh alarmit.Sulmet e Rusisë ishin thirrje për të zgjuar nga gjumi Bashkimin Evropian për të trajtuar synimin e anëtarësimit në BE dhe kurë s’ka qenë më e rëndësishme se tani.”, tha ai, transmeto lajmi.net.

Sipas Schallenberg, Austria do të bëjë çdo gjë e do të kërkojë në mënyrë aktive liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Premtimi i dhënë dikur në Selanik duhet që tani të vihet në jetë, të mbahet ky premtim. Pra të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe të bëhet liberalizimi për Kosovën.Pra jeni shteti i vetëm që është pjesë e qeverisë së programit që ende s’ka liberalizim të vizave. Natyrisht se edhe në Samit do ta them këtë gjë. Zgjerimi i BE-së është një proces që paraqet modelin tonë të jetës dhe e jetëson atë. Pra të transmetojmë stabilitet, siguri e nëse nuk e bëjmë këtë kemi josiguri dhe nuk është model i jetesës evropiane. Sidomos në këtë rajon që rrethohet me shtetet të BE-së, pra Austria do të kërkojë këtë gjë në mënyrë aktive, e kemi bërë edhe më herët por iu premtoj se do ta bëjmë edhe në të ardhmen.”, shtoi ai.

Ministri austriak theksoi se është biseduar edhe për dialogun, e që sipas tij është i nevojshëm në çdo aspekt qofshin ato të energjisë, apo të fushave të tjera.

“Nëse kthehem dhe mendoj për luftimin e korrupsionit ne natyrisht kemi biseduar edhe për procesin e dialogut që është i nevojshëm, që këtu ka elemente të ndryshme qofshin ato sa i përket për fushën e energjisë, hapa konkret për fushat e tjera por është e natyrshme që në fund duhet të kemi moralizimin e plotë dhe njohjen që nuk vihet në dyshim fare.”