Sot varroset i riu nga Podujeva që u vra mbrëmë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Peran të Podujevës.

Si pasojë e të shtënave me armë, i riu nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

E kjo vrasje raportohet të ketë ndodhur në mes familjarëve, ku babai shtiu me armë në drejtim të djalit.

Varrimi i të ndjerit bëhet pasditen e sotme, në ora 18:00, në varrezat e fshatit Bajqinë.

Nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se lidhur me këtë rast është arrestuar personi i dyshimtë, i cili është ndaluar për 48 orë.