Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ku shtohet se takimi do të zhvillohet nga ora 13:45, ndërsa mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
“Agjenda e Kryeministrit të Republikës së Kosovës e datës 14.6.2022. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. VENDI: Ndërtesa e Qeverisë. KOHA: 13:45. Mediat mund të marrin pamje në oborr dhe në fillim të takimit”, thuhet në komunikatë.
Përveç Kurti, ministri austriak në orën 10:00, do të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përgjatë ditëve që lamë pas në Kosovë qëndruan shumë zyrtarë të huaj. Në vizitat e fundit që u zhvilluan në vend ishte ajo e ministrit grek, Niko Dendias si dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.