Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Peran të Podujevës. Sipas raportimeve të para, dyshohet se babai privoi nga jeta djalin e tij.
Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitë policore.
Kurse në të dhënat e fundit nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se i dyshuari në këtë rast është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, transmeton lajmi.net.
Duhet përkujtuar që sipas informacioneve jozyrtare nga mediat lokale, deri tek vrasja ka ardhur si pasojë e disa mosmarrëveshjeve familjare që kishin të bënin me pronat.
Njoftimi i policisë:
Fsh. Peran, Podujevë 13.06.2022-17:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Më vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.