Rrahje në mes profesorit dhe nxënësit në një shkollë në Gjilan, Policia deklarohet për rastin

Një përleshje fizike ka ndodhur së fundi në qytetin e Gjilanit.

Të përfshirë në këtë përleshje fizike ishin një profesor dhe një nxënës. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani ka deklaruar se deri tek përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe profesorit, transmeton lajmi.net.

“Ka ndodhur një rrahje në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan në mes profesorit S.B dhe nxënësit të klasës së 11-të, përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.

Hashani tha se rasti ka ndodhur dy ose tre ditë më herët, ndërsa tha se rasti është proceduar në mënyrë të rregullt në drejtim të veprës penale lëndim i lehtë trupor.