Arbana Osmani publikon fotot e rralla nga fëmijëria

Sot po shënohet “Dita Ndërkombëtare e fëmijëve”.

E sot në ‘Instagram’ po qarkullojnë fotot e fëmijëve, por edhe të rriturve kur ishin fëmijë.

Edhe Arbana Osmani ka publikuar foto gjatë kohës kur ishte fëmijë.

Mes tyre, Arbana ka publikuar edhe një foto kur ka qenë vetëm 4 vjeç teksa shihet duke moderuar një ‘nga spektaklet e saj’, gjë që dëshmon pasionin e saj për këtë profesion që fare e vogël.

“Mami im sapo më dërgoi këto foto nga fëmijëria dhe vura re se ca gjëra kurrë nuk ndryshojnë. Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve! (Foto e fundit jam unë 4 vjeç duke prezantuar “spektaklet e mia” natyrisht tek shtëpia e gjyshit në fshat)”– shkruan ajo.

Aktualisht Arbana është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Sa i përket planeve për tu rikthyer në ekran, prezantuesja ka treguar se nuk ka asnjë plan dhe se do e shohim vetëm në fund të dhjetorit kur pritet të fillojë sezoni i dytë i “Big Brother VIP 2”.