Presidenti Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm, Taulant Hodaj, të cilët po qëndrojnë në Tiranë për finalen e Europa Conference League ndërmjet Romës dhe Feyenoordit, sot kanë zhvilluar takim me sekretarin e përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis. Gjatë këtij takimi, Ademi dhe Hodaj e njoftuan z. Theodoridis për situatën e tanishme në FFK, e cila e ka mandatin e rregullt dhe për vazhdimin e projekteve, por edhe për kërkesat e reja. Krerët e FFK-së po ashtu u takuan edhe me drejtorin e Federatave kombëtare në UEFA, Zoran Llakoviq, zv/drejtorin Thierry Favre dhe menaxherin e programit HatTrick, Denis Bastari. Edhe në këtë takim drejtuesit e FFK-së njoftuan për ecurinë e punëve dhe për kërkesat rreth projekteve të reja. Nga ana e tyre zyrtarët e UEFA-s, shprehën mirënjohjen e tyre për punën e bërë dhe mbështetën si gjithmonë të gjitha projektet e FFK-së.
Latest article
Favre: Agim Ademi është shumë aktiv dhe mikpritës, vlerësohet lart nga UEFA dhe federatat...
Në edicionin e fundit të FFK Podcast, Thierry Favre, drejtor i programit HatTrick dhe drejtor i zhvillimit të federatave kombëtare në UEFA, foli për...
Vëllai i Shpat Kasapit tregon se si ndërroi jetë këngëtari
Ndarja nga jeta parakohe në moshën 40-vjeçare e këngëtarit Shpat Kasapit, ishte tronditës për familjarët, miqtë dhe publikun.
Kasapi ndodhej në Itali së bashku me...
Diplomati amerikan Reeker: Kosova ka nevojë për një Qeveri që bashkëpunon me SHBA-në
Diplomati amerikan, Philip Reeker, ka thënë se Republika e Kosovës ka nevojë për një qeveri e cila mund të bashkëpunojë me Shtetet e Bashkuara...












