Duka drekë speciale për UEFA-n dhe krerët e federatave në Pallatin e Mbretit në Tiranë

Në prag të finales së sotme të Europa Conference League, Roma – Feyenoord, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në Pallatin e Mbretit në Tiranë, ka shtruar drekë speciale për krerët e UEFA-s.

Presidentin, Aleksandër Çeferin, sekretarin e përgjithshëm, Theodore Theodoridis, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, drejtorin e federatave kombëtare, Zoran Lakoviq, zëvendësdrejtorin, Thierry Favre, menaxherin e programit HatTrick, Denis Bastari, si dhe krerët e federatave të Kosovës, Portugalisë, Gjermanisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje e Hercegovinës, Lituanisë, Letonisë, San Marinos, Moldavisë, Finlandës e Danimarkës, të cilët ndodhen në Tiranë.

Në këtë drekë të pranishmit i përshëndeti edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama si dhe nikoqiri Armand Duka. Në fund të drekës u bë edhe një foto e përbashkët, e cila do të mbetet si kujtim për këtë ngjarje historike për Shqipërinë si organizatore e finales së parë të një niveli të tillë, por edhe për UEFA-n, si finalja e parë e garës së re Europa Conference League.