Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nëpërmjet disa video-adresimeve ka prezantuar pesë objektivat e Kabinetit për Qeverisje të Mirë, që do të udhëhiqet nga vetë ai dhe do të ketë 15 departamente.
Ekonomi Transformuese, Digjitale dhe e Gjelbër; Rend Publik dhe Siguri Qytetare; Kulturë dhe Kapital Njerëzor Konkurrues; Shëndetësi Cilësore dhe Dinjitet njerëzor, si dhe Diplomaci Aktive dhe Bashkëpunim Ndërshqiptar, janë objektivat e “qeverisë në hije” të PDK-së.
“E ardhmja Kosovës duhet të ketë në themelet e veta një ekonomi transformuese, digjitale dhe e gjelbër.”, tha Krasniqi gjatë prezantimit.
Video prezantimi i objektivit për Ekonomi Transformuese, Digjitale dhe e Gjelbër.
Ndërsa, gjatë prezantimit të objektivit të dytë të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM), Krasniqi tha se për një Kosovë të së ardhmes, parakusht është sundimi i ligjit, një drejtësi e paanshme dhe efikase, një rend publik i sigurt dhe në shërbim të secilit, një siguri kombëtare e qëndrueshme dhe një koncept i mbrojtjes, i aftë për t’iu përgjigjur dinamikave të sigurisë në kohën tonë.
Video prezantimi i objektivit për Rend Publik dhe Siguri Qytetare:
Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi duke shpalosur vizionin e KQM-së për Kulturë, Kapital Njerëzor Konkurues, tha se Kosova e së ardhmes duhet të ofrojë mundësi për të rinjtë, duke hartuar politika qeverisëse për një kapital njerëzor konkurrues, jo vetëm në parametra të brendshëm, por edhe për tregun dhe konkurrencën globale.
Video prezantimi i objektivit për Kulturë dhe Kapital Njerëzor Konkurrues:
Krasniqi konsideron se një Kosovë e zhvilluar dhe me mundësi për të gjithë është e mundur, vetëm kur merr për bazë dimensionin social të një shoqërie të shëndoshë dhe me përkujdesje për ata që kanë nevojë.
Video prezantimi i objektivit për Shëndetësi Cilësore dhe Dinjitet njerëzor:
N dërsa gjatë prezantimit të objektuvit të pesë të KQM-së, Memli Krasniqi tha se Kosova e së ardhmes duhet të jetë e integruar në strukturat euro-atlantike, të ketë një diplomaci aktive, që i ndjekë interesat kombëtare e shtetërore duke e forcuar bashkëpunimin ndërshqiptar.
Video prezantimi i objektivit për Diplomaci Aktive dhe Bashkëpunim Ndërshqiptar: