Edhe pas kaq muajsh prej kur edhe ka përfunduar, po vazhdon drama edhe jashtë “BBV”.
Semi pas daljes nga “BBV”, bëri deklarata të ndryshe kundër Donaldit.
E gjitha kjo pasi ajo e gjykonte për veprimet e tij brenda shtëpisë së “BBV” e të cilat lidheshin me shoqen e saj, Borën.
Pak ditë ka prej kur u konfirmua ribashkimi i Borës me Donaldin, e si duket kjo ka bërë që edhe Semi t’i harrojë të gjitha hatërmbetjet.
Ishte Donaldi ai i cili publikoj një video në ‘Instastory’ duke paralajmëruar episodin e ri të emisionit.
Aty shihet Semi në krahët e tij, ku pritet që ajo të jetë musafire.