Loredana është njëra ndër reperët më të suksesshme shqiptare edhe përtej kufijve.
Por përtej muzikës ajo komentohet shumë edhe për jetën e saj private.
Së fundi reperja është shfaqur me lot në sy dhe në gjendje jo të mirë, por kësaj radhe ka të bëjë me diçka tjetër.
Pranvera sigurisht është shumë e bukur, por bashkë me lulet ajo sjell dhe alergjitë sezonale.
E as reperja e njohur me origjinë shqiptare nuk u ka shpëtuar problematikave të kësaj stine.
Loredana ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku shihej pa makeup dhe me lot në sy.
“Polena është ‘çmendur’ këtë vit.”, shkroi ajo duke treguar se vuan nga një alergji. Megjithatë reperja nuk ka dhënë më shumë detaje.