Publikohet raporti i fundit i rasteve me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 22 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Tani për tani në gjithë vendin janë gjithsej 352 raste aktive.

Postimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 158 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.497 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.191 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 528 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.695.

Në total numri i rasteve aktive është 352.