Vjen në Kosovë Serdar Ortaç, bashkëpunëtori i Ibrahim Tatlises

Këngëtari i njohur turk, Serdar Ortaç së bashku me ekipin e tij muzikor do të performojë live në Klan Arena më 3 dhe 4 qershor.
Biletat për ta dëgjuar dhe parë nga afër artistin mund t’i gjeni në Klan Arena, online në webfaqen www.klanarena.com si dhe në të gjitha pikat e Artmotion.

“Klan Arena” tashmë njihet përmes koncerteve artistike pa audiencë që janë realizuar gjatë pandemisë. Mirëpo, tash po shndërrohet në një qendër argëtimi kështu duke ofruar hapësira për koncerte, kokteje, konferenca, mbledhje dhe çfarëdo organizimi tjetër.

Ejani dhe kaloni një mbrëmje të paharrueshme!