Kreu i FFK-së vizitoi Kampin e DFB-së në Frankfurt

Presidenti Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj po qëndrojnë për vizitë në Gjermani. Krerët e FFK-së do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit Zgjedhor të Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani, ku sot do të zgjidhet kryetari dhe organet e tjera të saj. Ndërkohë, Ademi dhe Hodaj, të shoqëruar nga kryetari i FFSHGJ-së, Ruzhdi Statovci kanë vizituar kampin stërvitor të DFB-së në Frankfurt, i cili është në ndërtim e sipër dhe e kanë parë nga afër tërë infrastrukturën e këtij kampi modern. DFB si federatë mike në vazhdimësi ka qenë mentore e Kosovës dhe projektet e tilla madhore mund të jenë shembull i mirë për zhvillimin e mëtutjeshëm të futbollit.