Katër persona janë arrestuar dje në Istog pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar zyrtarët policorë.
Policia e Kosovës në raportin 24-orësh kanë bërë të ditur se zyrtarët policorë nuk kanë pësuar lëndime të rënda.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Istog, Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë ofenduar dhe sulmuar zyrtaret policorë. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar ne mbajtje.