Vetaksidenti tragjik në rrugën Prishtinë – Pejë: Vajza ishte duke vozitur me dy prindërit, nëna vdiq

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vet-aksidentin e djeshëm në rrugën Prishtinë-Pejë.

Në raportin 24-orësh, policia ka bërë të ditur se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve, viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.