Shefi i OKB-së planifikon takim me Putinin e Zelenskyn

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet me liderët rusë dhe ukrainas javën e ardhshme.

Të martën, Guterres pritet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe të ketë një takim me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në Moskë.

Diplomacia e tij do ta çojë atë në Kiev të enjten, për të takuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba, shkruan BBC.

Shefit të OKB-së i është bërë presion kohët e fundit për të marrë një rol më aktiv në ndërmjetësimin e konfliktit.

Në letrat drejtuar të dy udhëheqësve përmes misioneve të tyre në OKB, ai bëri thirrje për diskutime të “hapave urgjentë për të sjellë paqen në Ukrainë dhe të ardhmen e multilateralizmit”.

Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, janë anëtarë themelues të OKB-së.