Kylie Jenner kërcënohet me vdekje nga Blac Chyna

E ëma e yllit të “Keeping up With The Kardashians” Kris Jenner ka dhënë një dëshmi në një gjykatë të SHBA-së ku pretendon se vajza e saj Kylie është kërcënuar me vdekje nga Blac Chyna.

Kriss tregoi se ishte “alarmuar” vite më parë kur Kylie dhe i dashuri i atëhershëm Tyga i treguan asaj për kërcënimin e marrë. Ajo shtoi se gjatë bisedave me reperin mësoi se Chyna është përpjekjur ta lëndojë atë fizikisht.

 

 

“Sigurisht që ishte alarmante, por ne e mbajtëm këtë ngjarje brenda familjes“, tha Kris para gjykatës.

Ajo u pyet nga avokatja e Chyna nëse ishte e shqetësuar për romancën e djalit të saj me të njëjtën grua që ajo thotë se kërcënoi Kylie. “Nuk pata shumë reagim. Kishte thjesht shumë dramë … dhe unë jam mësuar me këtë në familjen time“, u shpreh ajo .

 

 

Chyna ka qenë në një lidhje dashurie me Tyga ,nga viti 2011 deri në vitin 2014. Më pas reperi krijoi romancë me Kylie, ndërsa Chyna vazhdoi lidhjen me vëllain e bukuroshes .Gjatë dëshmisë së saj, modelja pretendoi se ajo ishte ende në një romancë me Tyga-n kur Kylie filloi të takohej me të në 2014.

Modelja ka një djalë 9-vjeç me Tygan dhe një vajzë me Rob Kardashian.