TAKOHEN RAMA DHE ADEMI, FLASIN PËR RRITJEN E KAPACITETIT TË STADIUMIT “FADIL VOKRRI”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur sot presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili ishte i shoqëruar nga anëtari i KE-së, njëherësh kryetari i LRF të Prishtinës, Ismajl Ajeti, u.d. Sekretari i Përgjithshëm, Taulant Hodaj dhe kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështje të ndryshme sa i përket bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, veçmas në përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në kryeqytet.

Projekti për rritjen e kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri”, dhënia e parcelave për ndërtimin e fushave të klubeve të kryeqytetit (Flamurtarit e Hajvalisë), si dhe parcela për ndërtimin e fushës dhe zyreve të LRF të Prishtinës, si dhe realizimi i projektit për futbollin në shkolla ishin temat kryesore të këtij takimi, e në të cilat të dyja palët u dakorduan plotësisht.

Si rrjedhojë në të ardhmen e afërt do të bëhet edhe nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit, nëpërmjet të cilit do të parashihet realizimi i secilit projekt.