Lajçaku bisedë të thellë me Vuçiqin, paralajmëron takim të nivelit të lartë

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, është takuar në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq përgjatë së mërkurës.

Lajçak takimin e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Twitter’, duke shtuar se pati një bisedë të thellë me kreun serb për çështjen e dialogut.

“Sot në Beograd, pata një diskutim të thellë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në lidhje me çështjet që janë aktualisht në agjendë dhe për të ardhmen e dialogut, përfshirë këtu edhe takimin e ardhshëm të nivelit të lartë”, deklaroi Lajçak.

Nesër pritet të mbahet takimi mes dy palëve për arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e targave.