Ka vdekur këmbësori që u godit nga vetura më datë 9 të këtij muaji në Fushë Kosovë.
Policia njofton përmes raportit, se viktima ka ndërruar jetë të dielën në QKUK, ku edhe ishte duke u trajtuar.
“Lidhur me rastin, me 17.04.2022 nga QKUK është raportuar se këmbësori mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.