Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e radhës plenare.
Në këtë seancë gjatë ditës së sotme janë miratuar tri Projektligje deri më tani.
Me 61 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër është miratuar në parim Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate.
Po ashtu, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në Kuvend ka kaluar në parim edhe Projektligji nr.08/L-120 për Ushqim.
Me shumicë votash është votuar në parim edhe Projektligji nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore.
Opozita nuk ka marrë pjesë në votimin e këtyre Projektligjeve.